KQZ mblidhet sot në orën 15:00, pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare për Istogun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e radhës për sot, duke filluar nga ora 15:00. Në këtë mbledhje, një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Istogut, të mbajtura më 12 tetor, raporton lajmi.net Pas përfundimit të procesit të numërimit, verifikimit…

Lajme

04/12/2025 13:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhjen e radhës për sot, duke filluar nga ora 15:00.

Në këtë mbledhje, një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë certifikimi i rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Istogut, të mbajtura më 12 tetor, raporton lajmi.net

Pas përfundimit të procesit të numërimit, verifikimit dhe trajtimit të çdo ankese të paraqitur në institucionet përkatëse, KQZ pritet të japë sot vendimin final për rezultatin zyrtar të këtyre zgjedhjeve lokale.

Certifikimi i rezultateve përbën hapin përfundimtar para se përfaqësuesit e rinj të Kuvendit Komunal të marrin mandatin dhe të nisin zyrtarisht punën e tyre./Lajmi.net/