KQZ mblidhet sonte si pasojë e ngjarjeve në Mitrovicën veriore

Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se zyrtarët komunal të zgjedhjeve nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok…

Lajme

06/12/2022 16:01

Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se zyrtarët komunal të zgjedhjeve nën përcjellje të Policisë së Kosovës kanë shkuar në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok por s’kanë arritur të ushtrojnë detyrën e tyre zyrtare.

Elezi ka thënë se po priten njoftimet nga këta zyrtarë komunal për të sqaruar situatën, ndërkohë KQZ-ja si rezultat i kësaj situate do të mbaj mbledhje sot në orën 18:00.

“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyret e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, ka thënë Elezi.

Mediumi KoSSev ndërkohë ka raportuar se në Zubin Potok ka ndodhur një incident meqë serbët s’kanë lejuar që zyrtarë komunal zgjedhor të kryejnë punën e tyre. Siç ka raportuar ky medium, dyshohet që Policia ka ndërhyrë me shok bomba.