KQZ mban sot mbledhje, në rend dite miratimi i procedurës së QNR-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës. Mbledhja do të filloj nga ora 14:30, shkruan lajmi.net. Ky është rendi i ditës: 1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 86, 87, 88, 89 dh e90/2025 3. Aktivitetet e Zyrës; 3.1.…

Lajme

22/12/2025 09:24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të filloj nga ora 14:30, shkruan lajmi.net.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 86, 87, 88, 89 dh e90/2025

3. Aktivitetet e Zyrës;

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025 – Grupi IV

4. Këshillat e KQZ

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

 

4.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës së Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve;

 

4.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për miratimin e pagesës për objektet private, të cilat

përdoren si qendra të votimit;

 

4.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për transportin e materialeve nga Qendrat Komunale

të Numërimit (QKN) në Këshillat e Vendvotimeve (KVV) dhe anasjelltas (KVV në QKN);

 

4.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit operacional për ditën e zgjedhjeve për Zgjedhjet e

parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 28.12.2025;

 

4.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve (KVV) në përfaqësi

diplomatike (QV).

 

4.2. Këshilli për Çështje Ligjore;

4.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në

Gjakovë;

5. Të ndryshme