KQZ mban mbledhje, diskutohet kërkesa e MPJD-së për miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore
Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës. Mbledhja e thirrur për sot nis në ora 14:00. Në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore për organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja e thirrur për sot nis në ora 14:00.
Në këtë mbledhje pritet që të bëhet shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore për organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Ju njoftoj se sot (e hënë, 02.12.2024, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës të cilin e gjeni të bashkangjitur”./Lajmi.net/