KQZ konfirmon problemet me rrymë në disa qendra votimi, Radoniqi nuk e mohon se mund të ketë probleme prapë gjatë ditës

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media e ka konfirmuar se në 6 qendra të votimit ka pasur probleme me mungesë të rrymës. Radoniqi tha se këto probleme janë shfaqur në 6 qendra të votimit në 6 komuna të ndryshme, transmeton lajmi.net. “Sipas raportit të orës 11:00, në dhomë operative të KQZ-së…

Lajme

28/12/2025 11:49

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në një konferencë për media e ka konfirmuar se në 6 qendra të votimit ka pasur probleme me mungesë të rrymës.

Radoniqi tha se këto probleme janë shfaqur në 6 qendra të votimit në 6 komuna të ndryshme, transmeton lajmi.net.

“Sipas raportit të orës 11:00, në dhomë operative të KQZ-së janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra të votimit që i takojnë 6 komunave: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet komunale të zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in. Po ashtu kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendrën e votimit është vërejtur se fletvotimet kanë shenja të dukshme në numra.”, tha fillimisht ai.

Radoniqi tregoi se mbi 165 mijë qytetarë kanë votuar deri në ora 11:00.

“Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat preliminare që i kemi marrur nga 94 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues.” , shtoi ai.

Në fund, Radoniqi e pranoi se është e mundshme që të ketë probleme me rrymë gjatë ditës në qendra të votimit.

“Çështjet me energji pasi janë raportuar janë zgjedhur. A presim që të ketë prapë probleme me energji? Është e mundshme. Kemi alarmuar këtë çështje ditë më parë. Zyrtarët e KEDS-it janë në teren dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me KQZ-në.”, tha ai./lajmi.net/