KQZ: Janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike dhe vlerësohen rreth 42 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë. “Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 30 përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësive diplomatike dhe vlerësohen rreth 42 mijë pako me fletëvotime nga votimi me postë.
“Në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit në 30 përfaqësi diplomatike, i cili ka filluar pasditen e 11 qershorit.Deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet e përfaqësitë diplomatike.Më 6 qershor 2026, votimi u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, në 18 shtete të ndryshme. Nga 27,724 shtetas të regjistruar, kanë votuar 22,860 apo 82.46%. Këto fletëvotime janë në proces numërimi”,thuhet në njoftim.
Gjithashtu u tha se pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi nga përfaqësitë diplomatike, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
“Në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë. Deri në përfundim të ditës së enjte (11 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë rreth 42 mijë, prej të cilave janë aprovuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 1,320 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”,thuhet tutje.
KQZ njofton se ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën 16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar votuesit e regjistruar. Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ do të publikojë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellur në Kosovë. Ajo ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në procesin e dialogut dhe informimin e opozitës dhe qytetarëve lidhur me diskutimet e zhvilluara në takimet ndërkombëtare.”/Lajmi.net/

