KQZ-ja shtyn afatin për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë afatin për regjistrim për votimin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë. Afati për regjistrim është shtyrë deri më 06.02.2025, në ora 24:00. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shtyrë afati për regjistrim për votim për personat me nevoja të…

Lajme

06/02/2025 12:18

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka shtyrë afatin për regjistrim për votimin e personave me nevoja të veçanta në Kosovë.

Afati për regjistrim është shtyrë deri më 06.02.2025, në ora 24:00.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se është shtyrë afati për regjistrim për votim për personat me nevoja të veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00.” – thuhet në njoftimin e KQZ.

Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës mbahen më 09.02.2025.

Për këto Zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike, me 1,280 kandidatë.

Këto do të jenë Zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban, që nga shpallja e pavarësisë, më 17.02.2008.