KQZ-ja miraton ridestinimin e buxhetit për zgjedhje të 12 tetorit
Mes debatësh dhe kritikash ndaj Sekretariatit të institucionit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot ridestinimin e buxhetit për zgjedhje të 12 tetorit. Vendimi është marrë me gjashtë vota për, dy kundër dhe një abstenim. Përkundër miratimit të vendimit, mbledhja u karakterizua me kritika të forta nga përfaqësues të subjekteve politike për mënyrën e…

Lajme
Mes debatësh dhe kritikash ndaj Sekretariatit të institucionit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot ridestinimin e buxhetit për zgjedhje të 12 tetorit. Vendimi është marrë me gjashtë vota për, dy kundër dhe një abstenim.
Përkundër miratimit të vendimit, mbledhja u karakterizua me kritika të forta nga përfaqësues të subjekteve politike për mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe mungesën e analizave nga ana e Sekretariatit.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se nuk ka pasur përgjigje as pozitive, e as negative nga Qeveria lidhur me kërkesën për buxhet. Ai kritikoi edhe vetë KQZ-në për vonesa në projeksionin e ri buxhetor.
Ndërkohë, anëtari i LDK-së, Sami Hamiti, akuzoi Sekretariatin se nuk ka bërë fare analizë për kërkesën buxhetore.
Edhe anëtari i PDK-së, Ilir Gashi, kritikoi vonesat dhe mospërgjigjen nga Qeveria, duke theksuar se ka ngritur këtë çështje një muaj më parë.
Nga ana tjetër, anëtari i VV-së, Alban Krasniqi, tha se teprica buxhetore për vitin 2024 është afërsisht 2 milionë euro./kp