KQZ-ja apel votuesve: Ruaj integritetin e votës, raporto çdo parregullsi
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, nesër do t’i drejtohen kutive të votimit. Kësaj radhe, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues, do të votojnë për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë…

Lajme
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, nesër do t’i drejtohen kutive të votimit.
Kësaj radhe, 2 milionë e 25 mijë e 105 votues, do të votojnë për të zgjedhur kryetarët në 38 komuna të vendit dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje të gjithë votueseve që të raportojnë çdo parregullsi që vërejnë në vendvotime.
“Ruaj integritetin e votës – raporto çdo parregullsi që vëren në vendvotim! Çdo shkelje është vepër penale”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.