KQZ hap regjistrimin për votim në shtëpi për personat me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur afatin për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta që dëshirojnë të votojnë në adresën e tyre të banimit, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Sipas njoftimit të KQZ-së, personat që për shkak…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur afatin për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta që dëshirojnë të votojnë në adresën e tyre të banimit, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas njoftimit të KQZ-së, personat që për shkak të aftësisë së kufizuar apo nevojave të veçanta nuk mund të paraqiten fizikisht në vendvotim, kanë mundësi të regjistrohen për votim përmes ekipeve mobile të KQZ-së, transmeton lajmi.net.
Regjistrimi mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së në faqen zyrtare vpnv.kqz-ks.org, si dhe në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Afati për regjistrim është nga 11 deri më 21 dhjetor 2025.
Për më shumë informata, qytetarët mund të kontaktojnë KQZ-në përmes numrit pa pagesë 0800 55 555, si dhe në numrin +383 46 13 00 13./lajmi.net/
