KQZ hap periudhën për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas njoftimit të KQZ-së, periudha e aplikimit ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30…

Lajme

05/05/2026 11:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas njoftimit të KQZ-së, periudha e aplikimit ka nisur më 5 maj dhe do të zgjasë deri më 30 maj 2026.

Gjatë kësaj kohe, subjektet politike të certifikuara, organizatat joqeveritare (OJQ), institucionet vendore dhe ndërkombëtare, organizatat që merren me zgjedhje dhe të drejtat e njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e shteteve të huaja mund të dorëzojnë aplikimet e tyre online për akreditim.

Komisioni ka bërë të ditur se vetëm vëzhguesit e akredituar do të kenë të drejtë të monitorojnë procesin zgjedhor, përfshirë përgatitjet, ditën e votimit, si dhe proceset e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Këtu gjeni linkun e aplikimit. /Lajmi.net/