KQZ emëron mbi 520 ekipe në Qendra Komunale të Numërimit

KQZ mori vendim për emërimin e më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të…

Lajme

01/10/2025 14:21

KQZ mori vendim për emërimin e më shumë se 520 ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit me mbi 2 mijë anëtarë.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale numërimi i votave të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe votave të subjekteve politike për Kuvende Komunale bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, të cilat evidentohen në formularë. Ndërkaq, sipas të njëjtit ligj, votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale numërohen në Qendra Komunale të Numërimit, proces i cili do të realizohet përmes ekipeve të numërimit.

Përveç numërimit të votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale, në këto qendra, sipas aktit nënligjor të KQZ-së, Rregullore Zgjedhore nr. 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet edhe verifikim./kp