KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit- njofton komunat që shkojnë në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur sot në Prishtinë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në 35 komuna të Kosovës, si dhe shpallja e rezultateve për kryetar komune në Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së diskutuan për ecurinë e…

Lajme

03/11/2025 14:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është mbledhur sot në Prishtinë për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në 35 komuna të Kosovës, si dhe shpallja e rezultateve për kryetar komune në Prishtinë, Junik dhe Mamushë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e KQZ-së diskutuan për ecurinë e procesit zgjedhor, transparencën e numërimit të votave dhe respektimin e procedurave ligjore.

Ndër të tjera, u bë e ditur se disa komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, ku qytetarët do të vendosin për kryetarët që do të drejtojnë komunat përkatëse. Disa nga komunat që shkojnë në balotazh janë: Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci dhe Peja.

 I.          Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve për Kryetarët e Komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë:

 

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarët e Komunave: Prishtinë, Junik dhe Mamushë. Ky vendim i KQZ-së vjen pas konfirmimit nga PZAP se është përmbyllur vendimmarrja lidhur me procesin e ankesave për këto komuna.

 

Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e hënë (3 nëntor 2025., ora 15:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/

 

     II.          Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave:

 

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultatave përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetarë të 35 komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Rezultatet përfundimtare të këtyre komunave janë shpallur nga KQZ më 25 tetor 2025.

 

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kryetare-te-komunave/

 

   III.          Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale:

 

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025. Rezultatet u shpallën për këto komuna: Deçan, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skënderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

 

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihet rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Gllogocit (Drenasit), pasi në Gjykatën Supreme ende nuk është përmbyllur vendimmarja për një ankesë të parashtruar në këtë institucion.

 

Pas shpalljes së rezultateve, duke filluar nga dita e hënë (3 nëntor 2025., ora 15:00) subjektet politike të certifikuara dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre ndaj këtyre rezultateve në afat brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

 

Këto rezultate mund t’i gjeni këtu: https://kqz-ks.org/rezultatet/zgjedhjet-per-kuvende-komunale/