KQZ certifikon grupin e parë me 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar zyrtarisht procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale. Periudha e aplikimit për certifikim dhe dorëzimin e listave me kandidatë ka nisur më 26 qershor dhe do të…

Lajme

12/08/2025 12:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar zyrtarisht procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale.

Periudha e aplikimit për certifikim dhe dorëzimin e listave me kandidatë ka nisur më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025, në orën 23:59, raporton lajmi.net

Në kuadër të grupit të parë të certifikimit, KQZ ka marrë vendime të veçanta për 10 subjekte politike, nga të cilat 2 janë iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur.

Sipas vendimit të KQZ-së, deri më tani janë certifikuar gjithsej 64 kandidatë, përfshirë 5 kandidatë për kryetarë komunash dhe 59 kandidatë për anëtarë të kuvendeve komunale.

KQZ pritet të vazhdojë me shqyrtimin dhe certifikimin e aplikimeve të tjera brenda afatit të përcaktuar ligjor./Lajmi.net/