KQZ cakton qendrat e votimit për zgjedhjet e 7 qershorit: 949 qendra brenda vendit, 52 vendvotime për votim me kusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit ku do të zhvillohet procesi zgjedhor më 7 qershor 2026, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas vendimit, në të gjitha komunat e vendit janë caktuar nga një qendër votimi me kusht, duke bërë që në gjithë…

Lajme

04/06/2026 14:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit ku do të zhvillohet procesi zgjedhor më 7 qershor 2026, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, në të gjitha komunat e vendit janë caktuar nga një qendër votimi me kusht, duke bërë që në gjithë Kosovën të jenë gjithsej 38 qendra të tilla me 52 vendvotime.

KQZ ka sqaruar se votimi me kusht u mundësohet qytetarëve që figurojnë në listën votuese, por që për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar. Në zgjedhjet parlamentare, votimi me kusht mund të realizohet në cilëndo komunë, pasi Kosova funksionon si një zonë e vetme zgjedhore dhe fletëvotimet janë të njëjta në të gjitha qendrat.

Numërimi i votave me kusht do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

Në total, procesi zgjedhor brenda Kosovës do të zhvillohet në 949 qendra votimi me 2,550 vendvotime. Prej tyre, 911 qendra me 2,498 vendvotime do të jenë për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra me 52 vendvotime do të shërbejnë për votimin me kusht.

Ndërkohë, votimi për diasporën do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, përfshirë 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime. Votimi fizik në ambasada dhe konsullata do të zhvillohet një ditë para votimit brenda vendit, më 6 qershor 2026. /Lajmi.net/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar listën e përgjithshme të qendrave të votimit ku do të zhvillohet procesi zgjedhor më 7 qershor 2026, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit, në të gjitha komunat e vendit janë caktuar nga një qendër votimi me kusht, duke bërë që në gjithë Kosovën të jenë gjithsej 38 qendra të tilla me 52 vendvotime.

KQZ ka sqaruar se votimi me kusht u mundësohet qytetarëve që figurojnë në listën votuese, por që për arsye objektive nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar. Në zgjedhjet parlamentare, votimi me kusht mund të realizohet në cilëndo komunë, pasi Kosova funksionon si një zonë e vetme zgjedhore dhe fletëvotimet janë të njëjta në të gjitha qendrat.

Numërimi i votave me kusht do të bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

Në total, procesi zgjedhor brenda Kosovës do të zhvillohet në 949 qendra votimi me 2,550 vendvotime. Prej tyre, 911 qendra me 2,498 vendvotime do të jenë për votim të rregullt, ndërsa 38 qendra me 52 vendvotime do të shërbejnë për votimin me kusht.

Ndërkohë, votimi për diasporën do të organizohet në 30 përfaqësi diplomatike të Kosovës, përfshirë 17 ambasada dhe 13 konsullata, me gjithsej 47 vendvotime. Votimi fizik në ambasada dhe konsullata do të zhvillohet një ditë para votimit brenda vendit, më 6 qershor 2026.