KQZ cakton 48 përfaqësi diplomatike për votim fizik, deri në 66,450 votues të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e vendvotimeve në 48 përfaqësi diplomatike për votimin më 7 qershor, duke përfshirë 33 ambasada dhe 15 konsullata. Numri maksimal i qytetarëve që mund të regjistrohen për votim fizik në këto qendra është 66,450, raporton lajmi.net Regjistrimi për votim me postë mbetet i pakufizuar, dhe në rast të…

Lajme

05/05/2026 14:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e vendvotimeve në 48 përfaqësi diplomatike për votimin më 7 qershor, duke përfshirë 33 ambasada dhe 15 konsullata.

Numri maksimal i qytetarëve që mund të regjistrohen për votim fizik në këto qendra është 66,450, raporton lajmi.net

Regjistrimi për votim me postë mbetet i pakufizuar, dhe në rast të tejkalimit të kapacitetit të vendvotimeve, aplikuesit do të udhëzohen të përdorin këtë mënyrë alternative./Lajmi.net/