KPK mban konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në institucion

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, do të mbajë sot një konferencë për media, ku pritet të adresojë zhvillimet e fundit brenda institucionit. Konferenca do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 14:00, në sallën e takimeve në katin e gjashtë të objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, transmeton lajmi.net. KPK ka…

Lajme

25/11/2025 13:30

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, do të mbajë sot një konferencë për media, ku pritet të adresojë zhvillimet e fundit brenda institucionit.

Konferenca do të zhvillohet sot, duke filluar nga ora 14:00, në sallën e takimeve në katin e gjashtë të objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, transmeton lajmi.net.

KPK ka ftuar mediat të marrin pjesë në këtë konferencë, duke shprehur falënderim për bashkëpunimin dhe interesimin e tyre të vazhdueshëm.

Shkarkimi i u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka shkaktuar reagime të shumta./lajmi.net/