Kovacic: Ronaldo – Messi, ky është më i miri në botë
Përforcimi i ri i Real Madridit, Mateo Kovacic ka thënë se bashkëlojtari i tij i ri, Cristiano Ronaldo, është futbollisti më i mirë në botë.

Sport
Cristiano Ronaldo, e jo Lionel Messi.
Përforcimi i ri i Real Madridit, Mateo Kovacic ka thënë se bashkëlojtari i tij i ri, Ronaldo, është futbollisti më i mirë në botë.
“Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë dhe do të jetë një nder i madh për të huajtur në një ekip me të”, deklaroi Kovacic.
“Pse Reali e jo Barcelona? Sepse Real Madrid është skuadra më e mirë në botë. Për këtë jam i sigurt dhe nuk kam dyshime”, tha Kovacic gjatë një konference për media.