Kovacic i propozoi Chelseat nënshkrimin me Gvardiol

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic ka bërë të ditur se i ka propozuar skuadrës së Chelsea nënshkrimin me Josko Gvardiol. Gvardiol ishte një nga lojtarët më të komentuar në ditët e fundit të merkatos, me ‘Blutë’ e Londrës që lidheshin me transferimin e mundshëm të tij. Për këtë interesim, kontribut ka dhënë edhe Kovacic, i cili…

Sport

06/09/2022 10:24

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic ka bërë të ditur se i ka propozuar skuadrës së Chelsea nënshkrimin me Josko Gvardiol.

Gvardiol ishte një nga lojtarët më të komentuar në ditët e fundit të merkatos, me ‘Blutë’ e Londrës që lidheshin me transferimin e mundshëm të tij.

Për këtë interesim, kontribut ka dhënë edhe Kovacic, i cili ka dhënë të gjitha lëvdatat e mundshme për mbrojtësin e Leipzig.

“Te klubi, ata më pyetën për Josko, ju thash të gjitha të mirat”, ka thënë Kovacic, transmeton lajmi.net. “Nuk kam nevojë të them shumë për futbollin e tij, ata e njohin çfarë lojtari është ai, por edhe karakterin e tij”, shtoi kroati.

“Unë e kam parë atë në kombëtare, ai është i etur për lojë dhe ka karrierë të madhe përpara. Shpresoj që një ditë të luajmë së bashku në klub”, tha mes tjerash Kovacic.

Gvardiol do ta vazhdojë sezonin me Leipzig, së paku deri në merkaton tjetër. /Lajmi.net/