Kovac zbulon arsyen e largimit të Hummels

9:54 | 10 Korrik 2019

Mosvullneti i Mats Hummels për të konkurruar për vendin e tij në Bayern Munchen çoi në kthimin te Borussia Dortmundit, sipas Niko Kovaç.

Hummels u kthye në Dortmund për 38 milionë euro muajin e kaluar, duke i dhënë fund një qëndrimi trevjeçar te Bayern.

Mbrojtësi startoi pak më shumë se gjysmën e ndeshjeve të Bundesligës me Bayernin sezonin e kaluar, duke humbur vendin e tij në formacionin fillestar për disa ndeshje gjatë gjithë sezonit pasi u kritikua për përformancat e tij të dobëta, transmeton lajmi.net.

“Mats bëri një punë të shkëlqyeshme, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit”, tha trajneri i Bayernit të martën.

“Ashtu siç tha [presidenti i Bayernit] Uli Hoeness, në fund të sezonit Mats erdhi tek ne dhe pyeti se çfarë ishte statusi për sezonin e ri”.

“Niklas Sule bëri një punë të shkëlqyeshme, ai është startues i ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe me Lucas ne kemi blerë një lojtar që ne duam të luajmë në qendër të mbrojtjes. Kjo nuk do të thotë asgjë”.

“Konkurrenca do të thotë se lojtari më i mirë do të luajë. Në këtë rast, Mats donte të shmangte atë. Ne e pranojmë atë dhe rezultati është se ai luan për BVB tani”, shpjegoi strategu kroat. /Lajmi.net/