KOSTT thërret konferencë për media – do të bëj thirrje për qytetarët që të jenë të përgjegjshëm të rrymës në dimër

KOSTT ka thirrur konferencë për media. Sipas njoftimit, konferenca është thirrur për gjendjen aktuale të sistemit energjetik të Kosovës dhe për të bërë thirrje që të ketë përdorim të përgjegjshëm të rrymës në sezonen e dimrit, transmeton lajmi.net. Konferenca do të mabhet në ora 15:00, në zyrën qendrore të KOSTT. Pikat kryesore që do të…

Lajme

24/12/2025 10:06

KOSTT ka thirrur konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca është thirrur për gjendjen aktuale të sistemit energjetik të Kosovës dhe për të bërë thirrje që të ketë përdorim të përgjegjshëm të rrymës në sezonen e dimrit, transmeton lajmi.net.

Konferenca do të mabhet në ora 15:00, në zyrën qendrore të KOSTT.

Pikat kryesore që do të adresohen:

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar
-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)
-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese
-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut./lajmi.net/