KOSTT njofton për ndërprerje të energjisë elektrike në Prizren
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë të ditur se sot, më 30 dhjetor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në Prizren. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të ndodhë nga ora 20:00 deri në 22:00, për shkak të një intervenimi emergjent në transformatorin…
Lajme
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) ka bërë të ditur se sot, më 30 dhjetor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike në Prizren.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të ndodhë nga ora 20:00 deri në 22:00, për shkak të një intervenimi emergjent në transformatorin energjetik Tr-3 110/10kV në Nënstacionin Prizreni 1 (NS Prizreni 1 110/35/10kV). Gjatë këtij intervali, një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa energji elektrike.
“Kjo ndërprerje është e domosdoshme për të krijuar kushte sigurie në punë dhe për të mundësuar intervenimin emergjent, duke synuar rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike për rajonin e Prizrenit,” thuhet në njoftimin e KOSTT-it.
Kompania kërkon mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e planifikuar dhe siguron se këto punime janë në interes të përmirësimit të shërbimeve energjetike.
Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë linjat e emergjencës së KOSTT-it.