Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje në takim trepalësh

Në bazë të Deklaratës së Përbashkët Trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës Shqipërisë dhe Kroacisë është zhvilluar takimi trepalësh në nivel të drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve. Takimi u mbajt në kroaci, sipas një njoftimi të të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. “Delegacioni i Republikës së Kosovës…

Lajme

03/02/2026 14:00

Në bazë të Deklaratës së Përbashkët Trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës Shqipërisë dhe Kroacisë është zhvilluar takimi trepalësh në nivel të drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.

Takimi u mbajt në kroaci, sipas një njoftimi të të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci, ku u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës”, theksohet në njoftim.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.