Kosovarja kërkon drejtësi për gjyshin që i vdiq në aksident trafiku në Zvicër, rrëfehet për Blick
“Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga”. Lejla Halilaj dhe familjarët tjerë kanë nisur një peticion. Feta Halilaj, 83 vjeç, vdiq në një aksident trafiku në nëntor të vitit 2023 – shoferi fajtor u gjobit me 800 franga. Mbesa e tij, Lejla Halilaj, dhe familja e saj janë të zhgënjyera…
Bota
“Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga”. Lejla Halilaj dhe familjarët tjerë kanë nisur një peticion.
Feta Halilaj, 83 vjeç, vdiq në një aksident trafiku në nëntor të vitit 2023 – shoferi fajtor u gjobit me 800 franga. Mbesa e tij, Lejla Halilaj, dhe familja e saj janë të zhgënjyera me këtë dënim kaq të butë dhe tani po luftojnë për një dënim më të ashpër.
Në një ditë nëntori të vitit 2023, në Horgen (ZH) ndodhi një aksident trafiku me pasoja fatale, transmeton albifo.ch. Pranë stacionit të autobusëve në Gehren, një burrë 83-vjeçar nga Kosova, Fetah Halilaj, u godit nga një furgon dhe u hodh disa metra – ai vdiq në vendngjarje nga plagët e rënda që mori.

Por nuk ishte vetëm vdekja e papritur e të dashurit të tyre që preku thellë familjen. Ata kanë kaluar një kohë të vështirë pas aksidentit. Sepse: “Makina e shoferit pësoi dëme të cilat edhe vetëm ato duhet të kishin rezultuar në një gjobë më të lartë”, thotë Lejla Halilaj për blick.ch. Ajo tregon fotot që vërtetojnë se shoferi kishte mjete të montuara në kapakun e makinës së tij – një lopatë, një sëpatë dhe një kazmë. Ajo shton se ai “duket se po ngiste më shpejt se 50 km/orë e lejuar”.
Pjesa më e keqe, sipas mbesës, është se “shoferi po përdorte celularin ndërsa ngiste”. Sipas Tages-Anzeiger, ai e kishte përdorur atë menjëherë para aksidentit. Në orën 11:50 të paradites, ai dërgoi një mesazh me tekst. Katërmbëdhjetë sekonda më vonë, ai bëri një pamje (screenshot) të ekranit të mesazhit. Pastaj, edhe 17 sekonda më vonë, ai telefonoi numrin e urgjencës së policisë pasi goditi 83-vjeçarin.
Tronditja ishte e madhe kur javën e kaluar u shpall vendimi në Gjykatën e Qarkut Horgen. Shoferi mori një gjobë me kusht prej 180 tarifash ditore prej 30 frangash zvicerane secila, si dhe një gjobë prej 800 frangash zvicerane, transmeton albinfo.ch. Familja e viktimës është e indinjuar dhe e zhgënjyer: “Kjo ishte një shuplakë në fytyrë – mbetëm pa fjalë”, thotë mbesa dhe djali i të ndjerit, Lejla Halilaj dhe dhe i biri, Zeqe Halilaj.
Ata kanë apeluar urdhrin e dënimit dhe tani po nisin një peticion online, me një qëllim të qartë: drejtësi.

Lejla thotë: “Ne prisnim të paktën një dënim me burg.” Familja nuk po kërkon para nga i akuzuari, por duam që ai të marrë një dënim të drejtë.
Me urdhër ndëshkimi me gjobë të shkurtër, i akuzuari fillimisht mori një gjobë prej 1,000 frangash më 14 prill 2025 – kjo tani është ulur në 800 franga. Edhe pse gjykata e dënoi shoferin edhe me një gjobë prej 5,400 frangash, kjo është caktuar për një periudhë prove dyvjeçare.
Me peticionin në fjalë ata po kërkojnë ligje më të rrepta në lidhje me aksidentet fatale.
Lidhur me peticionin, Lejla Halilaj i është drejtuar edhe redaksisë së albinfo.ch me një letër, ku ajo, veç tjerash, shkruan:
“Po ju shkruaj si e afërme e gjyshit tim, i cili në vitin 2023 u përplas për vdekje nga një makinë në një kalim për këmbësorë në Horgen. Ngjarja nuk na ka tronditur vetëm ne si familje, por ka lënë edhe një plagë të thellë në komunitetin tonë. Autori i aksidentit mori një dënim shumë të lehtë, i cili sipas mendimit tonë nuk është në përputhje me tragjedinë dhe humbjen e anëtarit tonë të dashur të familjes. Për këtë arsye, duam të tërheqim vëmendjen mbi këtë rast dhe kërkojmë drejtësi për gjyshin tonë. Për këtë qëllim, kemi nisur një peticion, të cilin dëshirojmë ta dorëzojmë tek publiku dhe autoritetet:
“Ne duam të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë përsëri.” Peticioni kërkon një rishikim dhe përshtatje të rregulloreve ligjore në të drejtën e trafikut dhe atë penale. Në veçanti, ai kërkon vlerësime ligjore më të rrepta dhe më uniforme në aksidentet fatale të trafikut, thonë familjarët që kanë nisur peticionin.
“Peticioni nuk drejtohet kundër asnjë individi, thekson mbesa dhe iniciatorja. Është vendosur një objektiv prej 3,000 nënshkrimesh”.
Ajo tashmë ka marrë shumë përgjigje dhe shprehje mbështetjeje nga qytetarët. Të gjithë po i inkurajojnë ata dhe po u thonë të mos dorëzohen. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e çdonjërit.”/Albinfo.ch