Kosovari The Great Jazzby me këngë të re
Artisti kosovar, i cili jeton ne Islandë, The Great Jazzby, ka lansuar këngën e tij të dytë, e cila quhet Murr Murr. Ai në bashkëpunim me yllin Islandez, Mugison, kanë rilansuar këtë projekt në tregun ndërkombëtar.

ShowBiz
Versioni origjinal i këngës Murr Murr, ishte bërë nga artisti Mugison për filmin Hollywoodian/Islande, A Little Trip to Heaven, ku në rolet kryesore luajnë fituesi i Oskarit, Forest Whitaker dhe Jeremy Renner.
Ndërsa versioni i ri është bërë nga The Great Jazzby, një remiks, të cilin Mugison e ka mbështetur dhe ia ka autorizuar të drejtat autoriale artistit kosovar.
Kjo është kënga e dytë e The Great Jazzby, ku muaj më parë ai kishte lansuar këngën The Awakening Hymn, në bashkëpunim me ish-anëtarin e bendit legjendar, The Foghat, Nick Jameson.
Kujtojmë se regjisori the gazetari Jasmin Rexhepi është themelues i The Great Jazzby, projekt muzikor ky, në të cilin ai besohet se ka bashkëpunuar me shumë artistë ndërkombëtar dhe këtë vit ai pret që të lansojë disa këngë tjera.
