Kosovarët vazhdojnë të ëndërrojnë Evropën, pavarësisht dyerve të mbyllura

Kërcënimi i ashpërsimit të rregullave të azilit për qytetarët e Ballkanit, një përmasë e kërkuar nga Berlini, nuk parandalon një numër për emigrim edhe kur autoritetet e këtyre vendeve miratojnë ashpërsinë gjermane.

Lajme

14/09/2015 16:37

Një analizë e paraqitur nga e përditshmja frankofone “Le Parisien” dhe e përkthyer nga albinfo.ch.

“Nëse nuk është e mundur këtu, ata do të kërkojnë brenda BE-së”, thotë Mirnije Fejzullahu, një juriste kosovare, 26-vjeçare dhe e papunë.

Etem Bajrami, 29-vjeçar, një teknik po ashtu i papunë, me dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjet, nuk sheh ndonjë të ardhme për familjen e tij në Kosovë.

“Kjo është arsyeja pse unë do të përpiqem të dal në Bashkimin Evropian, këtu askush nuk kujdeset për fatin tonë”, thotë ai.

Por, Gjermania dëshiron të shohë shtetet e Ballkanit perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, të klasifikuara si vende të “sigurta” në nivel evropian, për të bllokuar qasjen për azil si dhe për të përshpejtuar procedurat. Aktualisht më pak se 1% të aplikacioneve nga këto shtete marrin përgjigje pozitive.

Prania masive e këtyre emigrantëve ekonomikë vetëm sa ngarkon qendrat e pritjes dhe të administratës, të cilat veçse janë në krizë të plotë të migracionit. Këta emigrantë vetëm sa ngadalësojnë procedurat për personat që vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të cilët kanë më shumë gjasa për të parë kërkesat e tyre të miratuara.

Më mirë se një rrogë

Rreth 40% të kërkesave për azil në Gjermani mes janarit dhe korrikut ishin shtetas të Ballkanit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014, numri i qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë në veçanti është rritur përkatësisht me rreth 3000 në 32.000 persona dhe nga 4500 në 29.000 persona.

Situata katastrofike ekonomike në Kosovë vazhdon të shtyjë qytetarët e saj në mërgim: 30% të një popullate prej 1,8 milionë banorë jetojnë nën nivelin e varfërisë dhe 40% janë të papunë.

“Pas paraqitjes së kërkesës për azil, ju prisni një përgjigje, por ndërkohë ju keni fituar të holla, gjermanët paguajnë qëndrimin tuaj në qendrat e pritjes, një shumë mujore që tejkalon të ardhurat tona në shtëpi”, tregon një emigrant nga Serbia e veriut.
“Nëse zbrisni shumën e parave, e caktuara për azilkërkuesit e rremë, ju nuk do të keni më azilkërkues”, ka sugjeruar në Berlin kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Për të kufizuar atraktivitetin për kandidatët në mërgim Berlini ka paralajmëruar të hënën një plan për të kthyer “paratë e paguara të xhepit (143 euro)” në triska për ushqim dhe veshmbathje.

Dhe që nga gushti, një fushatë në rrjetet sociale ka filluar për të bërë të ditur se shpenzimet e dëbimit do të paguhen nga vetë azilkërkuesit.

Ndërkohë, qeveria ka në plan për të përshpejtuar shqyrtimin e kërkesave për shtetasit e Ballkanit.

Bavaria (jug) ka filluar edhe grupimin e tyre në struktura të rezervuara për ata që do të përfitojnë nga përshpejtimi i procedurave për dëbim.

Tërhiqni vizat?

Nga janari deri në korrik Gjermania ka kthyer gati pothuajse aq shumë persona sa kishte dëbuar për një vit të tërë më 2014 (9.915 kundër 10.884). Ajo ka arritur një rezultat të tillë përkundër vështirësive praktike, të tilla si mungesa e pasaportave të të interesuarve ose të kapacitetit të ulët të aeroportit të Tiranës.

Nga ana e tij, ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sugjeron se “zgjidhje” për “të ndihmuar ndalimin e këtij fenomeni” qëndron te tërheqja e vizave, një çështje e negociatave me Brukselin.

“Udhëtimi pa viza do t’i mundësonte një numri të madh zbulimin e realitetit në Evropë. Me tërheqjen e vizave, njerëzit nuk do të dëgjonin më përrallat që ua shërbejnë rrjetet e trafikut”, thekson analisti politik, Naim Gashi.

Në Tiranë gjykohet se vënia e Shqipërisë në listën e vendeve të “sigurta” është një “lajm i mirë”, i cili “do të zvogëlojë rrjedhjen e emigrantëve”.

Kjo përmasë do të “zvogëlojë fushëveprimin e qarqeve kriminale që përfitojnë nga dëshpërimi i njerëzve”, nënvizon Elona Gjebrea, zëvendësministre e Brendshme.

Analisti politik, Aleksandër Çipa, gjithashtu vëren se shpallja e riatdhesimit, në fund të muajit shtator, të rreth 770 shqiptarëve ka “kontribuar ndjeshëm në uljen e numrit të nisjeve”.

Kontrabandistët kërkojnë mënyra të tjera për të vazhduar aktivitetet e tyre, kujton sociologu Ramadan Çipuri. Dhe “tani ata janë më të interesuar me refugjatët nga Lindja e Mesme”.