Kosovarët vazhdojnë festimin me armë, disa incidente të raportuara
Nata e ndërrimit të motmoteve i gjeti duke festuar kosovarët.

Lajme
Dikush me mjete piroteknike, e dikush me armë zjarri, shënuan fillimin e vitit 2019, shkruan lajmi.net.
Por, pikërisht nga përdorimi i armëve të zjarrit, nga Policia e Kosovës u raportuan disa aksidente.
Në Gjilan, rreth orës 00:00, raportohet se nga një predhë e llojit të panjohur është goditur parafangoja e veturës, pronë e viktimës së gjinisë mashkullore. Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.
Në Podujevë, një plumb qorr ka goditur po ashtu parafangon e veturës së viktimës.
Nga ky rast është gjetur dhe konfiskuar predha e llojit 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar.
E në Deçan, gjatë festimitë të vitit të ri një plumb qorr ka thyer xhamat e pasëm të veturës, pronë e viktimës mashkull. Nuk raportohet për të lënduar. /Lajmi.net/