Kosovarët të papunë: Bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e Anketave të Fuqisë Punëtore për tre mujorin e tretë të vitit 2023. Aty tregohet që në Kosovë janë 432,040 persona të punësuar dhe 51,219 të papunësuar nga popullsia aktive. Kurse Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se vendi është duke u përballur me sfidën e fuqisë…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e Anketave të Fuqisë Punëtore për tre mujorin e tretë të vitit 2023. Aty tregohet që në Kosovë janë 432,040 persona të punësuar dhe 51,219 të papunësuar nga popullsia aktive. Kurse Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se vendi është duke u përballur me sfidën e fuqisë punëtore.
Kosova pritet t’i ketë rreth 1.6 milion banorë, sipas regjistrimit të popullsisë që u realizua sivjet.
Por, rreth dy të tretat e saj, apo 1 milion e 180 mijë e 450 personave, janë në moshë pune.
Kështu thotë raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në rezultatet e Anketave të Fuqisë Punëtore për tre mujorin e tretë të vitit 2023.
Sipas raportit në këtë periudhë të personave të punësuar janë 432,040, që nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit 2022, janë 14,567 më shumë.
Prej tyre, 332,420 janë burra, kurse 150,839 gra.
Çuditërisht, është rritur edhe numri i caktuar të papunësuar gjithsej 51,219 apo 529 me shumë.
Të punësuarit nga mosha 15 deri 64 vjeç janë rreth 432 mijë veta, kurse të papunëve në këtë moshë janë 51 mijë kosovarë.
Kurse ata që i takojnë moshës, 15 deri 24 vjeç që janë të papunë është afro 11 mijë.
E statistika më shqetësuese vlerësohet ajo e të rinjve që nuk janë duke u punësuar, dhe që nuk ndjekin si shkollim apo trajnim, që kanë një total prej 103 mijë të rinjve.
Kështu e konsideron edhe ekonomisti Bashkim Mustafa, por që problemi i njëjtë është edhe një kategori tjetër.
“Çka është shqetësuese në këtë raport është shkalla e lartë e papunësisë, sidomos te pjesa jo aktive e femrave, ku më shumë kanë pasur një vlerë para 75.2%”, ka thënë ekonomisti Bashkim Mustafa.
Por, ndryshe konsiderojnë situatën në vend nga Oda Ekonomike të Kosovës.
Ata janë të shqetësuar me zvogëlimin e fuqisë së re punëtore, shkaku i madhimit të tire nga vendi.
“Po sfida e sfidës së fuqisë punëtore. Kjo është një sfidë që dy vitet e fundit që kanë bizneset, mirëpo më ka theksuar liberalizimin e vizave. Sektorët me të goditur edhe me shumë nga mungesa e fuqisë punëtore janë sektorët e ndërtimit dhe gastronomisë”, është kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna.
Njëjti shtoi se punonjësit janë të shteteve të tjera siç janë Bangladeshi, Nepali, India dhe Turqia.