Kosovarët shpenzojnë rreth 12 milionë euro për vetura me kilometrazh zero

Qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 12 milion euro për të blerë vetura me kilometrazh zero.

Lajme

20/10/2015 19:27

Kjo vërtetohet në bazë të të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar ka rritje të importit të veturave të reja. Për nëntë muaj në Kosovë kanë hyrë rreth 856 vetura të reja, ku vlera e tyre ka qenë rreth 12 milionë e 317 mijë e 226 euro.

Ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar në Kosovë janë importuar rreth 702 vetura të reja ku vlera e tyre kishte arritur rreh 9 milion e 433 mijë e 461 euro, shkruan Zëri.

“Gjatë periudhës janar- shatorë në Kosovë janë importuar 856 copë ku vlera e tyre është rreth 12, 317,226,90 euro ndërsa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar janë importuar rreth 9,733,461,00 euro”, ka thënë Adriatik Satavilevci zëdhënës i doganës.

Sipas të dhënave të Doganës vendet më të cilat janë importuar veturat kanë qenë Gjermania me 188 vetura të importuar, Republika Qeke 188 e pasuar nga Franca me nga 118 vetura. Ndërsa në anën tjetër, përfaqësuesi auto-sallonit “Alberti”, ka thënë se interesimi i qytetarëve për vetura të reja nuk mungon, por kushtet ekonomike e sociale i detyrojnë të vendosin për blerje të veturave të vjetra.

Ardian Caka përfaqësues i Auto sallonit ka thënë se importon vetura vetëm nga Gjermania.

Caka, ka thënë se markat e veturave më të kërkuara sipas tij, janë Volkswagen, Audio, dhe BMW. Ndërsa çmimet në auto sallonin e tij, sipas tij, fillojnë nga 5 mijë euro deri më 40 mijë euro.