Kosovarët me xhepa të cekët verojnë kryesisht në Shqipëri dhe Ulqin

Më shumë se 200 milionë euro shpenzojnë kosovarët gjatë sezonit turistik veror. Statistikat flasin se shumica e afro 1 milion turistëve akomodohen në vendet më të afërta bregdetare.

Lajme

22/06/2014 10:52

Arsyeja pse ata zgjedhin Shqipërinë dhe Malin e Zi, përkatësisht Ulqinin, ka të bëjë me fuqinë e tyre të dobët financiare, por edhe për shkak se këto dy vende nuk kanë vendosur regjim të vizave, shkruan Koha Ditore.

Është vetëm 1 për qind e shtetasve të Kosovës që zgjedhin Turqinë dhe bëjnë turizëm elitar. Numri i turistëve në vendet dikur të preferuara, si Bullgaria, Greqia, Kroacia, dhe vende tjera, është simbolik.

Kosovarët që shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar, kryesisht vendosen nëpër apartamente private. Pjesa më e madhe e tyre ushqimet i përgatisin vetë, ndërsa shpenzojnë shumë pak nëpër restorante dhe hotele. Kjo bën që Shqipëria të mos ketë përfitim të madh nga ky tip i turizmit, e që disa ekspertë e quajnë “të shpifur”. (Koha Ditore)