Kosovarët me borxhe të mëdha në shtet, e shteti i “mbytur në borxhe jashtë

Borxhi publikë në Kosovë po rritet çdo ditë.

Lajme

24/08/2018 16:46

Në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës i quajtur “Zhvillimet Makroekonomike në Kosovë”, të cilin e ka parë lajmi.net, figuronë se borgji publik ka shënuar rritje në këtë fillim vit, krahasor më vitin paraprakë.

“Borxhi publik, në tremujorin e dytë 2018 -TM2, ka arritur në 1.03 miliardë euro që është për 9.2 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2017”, thuhet në këtë raport. Sipas BQK-së, rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm publik prej 22.2 përqind (i cili ka arritur në 616.8 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 5.6 përqind dhe ka arritur në 418.4 milionë euro. Pra, pjesa më e madhe e borxhit publik (59.6 përqind) është borxh i brendshëm, që kryesisht përbëhet nga borxhi i Qeverisë së Kosovës ndaj bankave komerciale (41 përqind), fondeve pensionale (25 përqind), etj.

Pjesa tjetër e borxhit publik (40.4 përqind) është borxh i jashtëm, që kryesisht i përket Fondi Monetar Ndërkombëtar me 39 përqind, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me 37 përqind, Agjencisë Gjermane për Rindërtim me 12 përqind, etj.

“Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.3 përqind nga 15.5 përqind sa ishte në TM2 2017. Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 përqind të paraparë me ligj. Për më tepër, ky nivel i borxhit publik e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas FMN-së, kanë një mesatare të borxhit publik prej 59.1 përqind”, thekson raporti. /Lajmi.net/