Kosovarët e konsiderojnë Amerikën si aleatin kryesor- ja nga kush ndihen më të kërcënuar
Sondazhi i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) bëri të ditur se qytetarët e Kosovës e shohin si aleatin më të rëndësishëm të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Saktësisht nga ky sondazh doli se 77 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Amerikën, aleatin më të rëndësishëm. Sondazhi në fjalë u realizua në maj-qershor 2025…

Lajme
Sondazhi i realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) bëri të ditur se qytetarët e Kosovës e shohin si aleatin më të rëndësishëm të vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Saktësisht nga ky sondazh doli se 77 për qind e kosovarëve e konsiderojnë Amerikën, aleatin më të rëndësishëm.
Sondazhi në fjalë u realizua në maj-qershor 2025 me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94% e të anketuarve janë shqiptarë kurse 6% janë serbë.
Sondazhi përfshiu përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa gjithashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%
Shqipëria – 6%
Gjermania – 6%
Turqia – 3%
Britania e Madhe – 2%
Bashkimi Evropian (BE) – 1%
Asnjë – 2%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%
Por, cilat shtete, qytetarët e Kosovës i konsiderojnë si kërcënimin më të madh?
Serbia – 76%
Rusia – 16%
Bashkimi Evropian (BE) – 1%
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 1%
Shqipëria – 1%
Asnjë – 1%
Të gjithë – më pak se 1%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 2%./Lajmi.net/