Kosova zyrtarisht në ECMI, konsiderohet hap historik në rrugën drejt integrimit evropian
Kosova është përfshirë zyrtarisht në Nismën për Anëtarët Kandidatë për Zgjerim (ECMI) të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), duke shënuar një moment historik në procesin e integrimit evropian të vendit. Kjo nismë, e cila u formalizua në vitin 2023, kishte përjashtuar Kosovën për shkak të mungesës së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në…

Lajme
Kosova është përfshirë zyrtarisht në Nismën për Anëtarët Kandidatë për Zgjerim (ECMI) të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), duke shënuar një moment historik në procesin e integrimit evropian të vendit.
Kjo nismë, e cila u formalizua në vitin 2023, kishte përjashtuar Kosovën për shkak të mungesës së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Mirëpo, falë përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe me mbështetjen e Presidentit të EESC-së, z. Oliver Röpke, Kosova tashmë është bërë pjesë e kësaj platforme të rëndësishme evropiane.
Në kuadër të kësaj nisme, KCSF ka udhëhequr një fushatë rajonale avokuese, e mbështetur nga 104 organizata të shoqërisë civile nga i gjithë Ballkani, duke kërkuar përfshirjen e Kosovës në ECMI.
Sipas KCSF-së, kjo është një arritje e madhe e shoqërisë civile kosovare dhe rajonale, që tregon se solidariteti dhe bashkëpunimi përtej kufijve mund të prodhojnë ndryshime konkrete.