Kosova vjet: Shpenzimet tejkaluan të hyrat për 135 milionë euro

Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 1 miliard e 490 milionë e 200 mijë euro, kurse të hyrat e realizuara kanë kapur shumën prej 1 miliard e 355 milionë e 7 mijë euro. 

Lajme

17/06/2014 17:39

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 35%, pagat dhe mëditjet me 29%, kontributet sociale dhe përfitimet me 15%, konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura tjera të shpenzimeve, raporton KosovaPress.

Krahasuar me vitin 2012, ka ngritje prej 3 për qind të shpenzimeve, bën të ditur raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” 2008 – 2013.

Ky publikimi paraqet një pasqyrë të të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën 2008 – 2013, bazuar në mbledhjen e të dhënave administrative dhe kalkulimeve të ASK.

Derisa shpenzimet janë rritur me 3 për qind, të hyrat kenë qenë më të ulëta. Qeveria në vitin 2013 ka pasur të hyra në shumë 1 miliard e 355 milionë e 7 mijë euro. Në krahasim me vitin 2012, të hyrat kanë shënuar një rënie prej 2 për qind. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 72% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave.