Kosova vazhdon edhe sot përgatitjet për dy sfidat e nëntorit, me Slloveninë dhe Zvicrën
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e radhës për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Seanca u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po punohet me përqendrim maksimal në aspektin taktik dhe në filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në…
Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e radhës për ndeshjet e rëndësishme kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Seanca u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po punohet me përqendrim maksimal në aspektin taktik dhe në filozofinë e lojës që synohet të aplikohet në sfidën e radhës.
Kosova do të përballet të shtunën me Slloveninë në Lubjanë në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve, ndërsa të martën e ardhshme luan në Prishtinë ndaj Zvicrës.
Aktualisht, Kosova renditet e dyta në grup, pas Zvicrës. Dardanët kanë 7 pikë, tri më pak se lideri Zvicra, ndërsa Sllovenia zë vendin e tretë me 3 pikë dhe Suedia e fundit me 1 pikë.
Njoftimi i plotë: