Kosova U19 mëson kundërshtarët në rrugën drejt Evropianit
Pas ekipeve kombëtare U17, edhe Kosova U19 i ka mësuar kundërshtuar në rrugën drejt Kampionatin Evropian U19, kualifikimet e së cilës do të zhvillohet në një format të ngjashëm me atë të Ligës së Kombeve.
Sport
Në Ligën C, Kosova është radhitur në grupin 1, ku do të përballet me Armeninë, Luksemburgun dhe Estoninë.
Ndërkohë Shqipëria është në grupin 4, bashkë me Maltën dhe Moldavinë.
The draw is made for Round 1 of the new Nations League-style 2020-22 #U19EURO – starting in the autumn, with promotion and relegation between the 3 leagues ahead of Round 2 in spring 2021 https://t.co/FaBTvRCALb pic.twitter.com/CiFe5mzJxO
— UEFA.com (@UEFAcom) December 3, 2019
Formati është i njëjtë sikur për kombëtaret seniore, vetëm se këtu janë vetëm tre liga. Hedhja e shortit u bë nga koeficienti që kanë kombëtaret.
Ndeshjet e grupeve do të zhvillohet gjatë vjeshtës së vitit të ardhshëm, pasi që ky format i ri dyvjeçar e ka zëvendësuar sistemin e vjetër kualifikues.
Data të rëndësishme:
Raundi i parë: deri më 17 nëntor 2020 – shorti më 3 dhjetor 2019
Raundi i dytë: deri më 8 qershor 2021 – shorti në dhjetor 2020
Raundi i tretë: 30 gusht – 7 shtator ose 4-12 gusht ose 8-16 tetor – shorti në qershor ose korrik të vitit 2021
Raundi i katërt: 21-29 mars 2022 – shorti në dhjetor 2021
Turneu final (Në Sllovaki): korrik 2022 – shorti pas kompletimit të rundit të katërt. /Lajmi.net/