“Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë”, reagon Presidenca: Gënjeshtër e shpifje

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke iu referuar mediave serbe ka shkruar para disa ditësh se “Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë”, duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka reaguar Ridvan Haliti nga kabineti i Presidencës, shkruan lajmi.net. Haliti ka thënë se kjo është gënjeshtër…

Lajme

19/05/2025 13:54

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke iu referuar mediave serbe ka shkruar para disa ditësh se “Kosova u prezantua me fusnotë në samitin në Tiranë”, duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në lidhje me këtë deklaratë të tij, ka reaguar Ridvan Haliti nga kabineti i Presidencës, shkruan lajmi.net.

Haliti ka thënë se kjo është gënjeshtër dhe shpifje.

“As ne kete EPC ne Tirane e as ne 5 EPC paraprake Kosova s’ka qene e perfaqesuar me fusnote, madje as kur keto samite jane organizuar ne shtete jonjohese si Spanja e Moldavia. Ne sallen plenare dhe cdo salle tjeter ku mbahen takime, te gjithe lidereve, pavaresisht nga cili shtet vijne, u shkruan emri e mbiemri perpara, pra te gjithe perfaqesohen ne nivel te barabarte. Shihni fotot e bashkengjitura nga samiti ne Tirane qe e deshmojne kete. Madje Kosova sivjet ka qene e perzgjedhur qe bashke mr Kroacine, te udheheqe diskutimet rreth sigurise e migrimit”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: