Kosova tregon autoritet, ekipit serb të basketbollit i ndalohet hyrja në territorin e saj

Slloga nga Batoçina, ekip i basketbollit nga Serbia është ndaluar në pikën kufitare në Jarinë.

Lajme

10/02/2020 09:23

Skuadra e basketbollit të Sllogës nga Batoçina nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Jarinë, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

Atyre nuk u është lejuar hyrja në territorin e Kosovës duke sjellë rastin e dytë në 20 ditët e fundit që basketbollistëve nga Serbia u ndalohet hyrja në Kosovë.

Ekipi i Sllogës nga Batoçina mbrëmë kishte caktuar një ndeshje në veri të Mitrovicës kundër Trepçës në kuadër të ligës së dytë të ligës serbe.

Lajmi është konfirmuar edhe nga basketbollisti i Trepçës, Igor Dasiç në profilin e tij në Facebook.

Së fundmi, basketbollistët e Prve Petolenke nga Trsteniku janë kthyer prapa në pikën kufitare në Jarinë më 24 janar. /Lajmi.net/