Kosova synon intensifikimin e bashkëpunimin në bujqësi me Italinë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur të martën ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese. Me këtë rast, ministri Krasniqi ka prezantuar edhe projektet zhvillimore që planifikohet të realizohen gjatë këtij mandati me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë. 

Lajme

13/01/2015 18:20

Krasniqi falënderoi ambasadorin për mbështetjen e deritashme që ka dhënë Italia për Kosovën.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZHR-së dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Ferrarese rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit mes kompanive nga Italia dhe prodhuesve e kultivuesve të produkteve bujqësore në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin me qëllim të konkretizimit të formave të bashkëpunimit.