Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popullin e Iranit

Vjosa Osmani ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, duke ia atribuar…

Bota

28/02/2026 13:33

Vjosa Osmani ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, duke ia atribuar këtë zhvillim udhëheqjes së SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump.

“Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një mundësi lirisë dhe paqes”, tha Osmani.