Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pranimi i këtyre fluturakeve raportohet të jetë bërë javën e kaluar. Kjo është thënë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes prokurimin e fluturakëve pa pilot “Puma” nga Amerika e ka…

Lajme

08/09/2025 15:22

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma” të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pranimi i këtyre fluturakeve raportohet të jetë bërë javën e kaluar.

Kjo është thënë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes prokurimin e fluturakëve pa pilot “Puma” nga Amerika e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si “Foreign Military Sale”, transmeton lajmi.net.

“Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”,deklaroi Maqedonci.

Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi me SHBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona./Lajmi.net/