Kosova pranon 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga FMN

Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Lajmin për këtë e ka dhënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të…

Lajme

05/06/2025 15:27

Kosova ka pranuar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Lajmin për këtë e ka dhënë ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/