Kosova po përmendet si kusht
Tomislav Nikolic e pranon se diplomatë të huaj po e përmendin njohjen e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në BE. Ai ankohet në neutralitetin e BE’së ndaj statusit të Kosovës.

Lajme
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pranuar se diplomatë ndërkombëtarë i kanë përmendur njohjen e Kosovës si kusht që Serbia të anëtarësohet në bashkimin Europian.
Ndonëse jo në formë zyrtare, Nikolic ka thënë të ketë marrë kushtëzime të tilla.
“Nuk kemi kërkesë që ta njohim pavarësinë e Kosovës, por diplomatët po thonë se ky është njëkusht pa të cilin nuk mundet. Më brendos pak a shumë ky neutraliteti ndaj statusit i Bashkimit Europian, sepse nuk mund të jemi në pozicione të njëjta si Serbia që është themeluese e OKB’së si Kosova e cila është e vetëshpallur”, ka thënë Tomislav Nikolic në një intervistë për televizionin serb B92.
Përveç dilemës së Kosovës, sipas tij, Serbia i ka edhe dilema tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Rusinë dhe çështje tjera që duhet të gjejnë zgjidhje.