Kosova përkrah vendeve aleate në SOF Week 2026, Ambasada Amerikane uron FSK-në
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesëmarrjen e saj të parë ndonjëherë në aktivitetin ndërkombëtar “SOF Week 2026”, ku Kosova u përfaqësua përkrah vendeve aleate dhe partnere. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane theksoi se pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje…
Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesëmarrjen e saj të parë ndonjëherë në aktivitetin ndërkombëtar “SOF Week 2026”, ku Kosova u përfaqësua përkrah vendeve aleate dhe partnere.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane theksoi se pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Urime Forcës së Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen e saj të parë në SOF Week 2026, duke përfaqësuar me krenari Kosovën përkrah vendeve aleate dhe partnere, ndërsa avancon bashkëpunimin, gatishmërinë dhe sigurinë e përbashkët”, thuhet në postimin e ambasadës.
SOF Week 2026 u mbajt në Tampa të Floridës dhe mblodhi përfaqësues të forcave speciale, ekspertë të sigurisë dhe partnerë ndërkombëtarë nga dhjetëra shtete të botës. Sipas organizatorëve, aktiviteti u fokusua në rritjen e gatishmërisë operacionale, zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve partnere./Lajmi.net/