Kosova përkrah SHBA-të ndaj Iranit, Kurti: Bota ka nevojë për më pak bomba bërthamore
Kryemininistri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është në “përkrahje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Ai shkroi se “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare” në një postim në Facebook. “Siguria ndërkombëtare…

Lajme
Kryemininistri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është në “përkrahje” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Ai shkroi se “Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare” në një postim në Facebook.
“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, shkroi Kurti.
“ShBA-të”, Kurti tha se “janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special”.