Kosova pa terminale private, Murati paralajmëron zgjerimin e Terminalit të Vërmicës
Që nga dje të gjithë terminalet në kufi dhe ato brenda vendit janë shtetërore, operohen nga shteti. Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murti i cili tha se pritet që disa prej terminaleve të zgjerohen. “Nga dje, s’ka terminal privat, të gjitha terminale ose janë shtetërore, ose operohen nga shteti. Në…
Lajme
Që nga dje të gjithë terminalet në kufi dhe ato brenda vendit janë shtetërore, operohen nga shteti.
Kështu ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Hekuran Murti i cili tha se pritet që disa prej terminaleve të zgjerohen.
“Nga dje, s’ka terminal privat, të gjitha terminale ose janë shtetërore, ose operohen nga shteti. Në kuadër të kësaj, kemi paraparë zgjerimin e teminaleve shtetërore, njëri nga ta është Terminali i Vërmicës”, tha Murati në mbledhjen e qeverisë, ku u miratua vendimi për shpronësim të disa pronave që prekin zgjerimin e këtij terminali.