Kosova nuk e shënon Ditën e Varfërisë
Data e 17 tetorit shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. Në shumë vende të botës kjo ditë përcillet me protesta dhe organizime simbolike
Lajme
Në Kosovë dukuria e varfërisë lidhet me papunësinë e lartë dhe nuk pritet të përmirësohet as gjatë periudhës 2016-2017, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, transmeton lajmi.net
Të dhënat e nivelit të varfërisë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë të vitit 2011. Sipas këtyre të dhënave, shkalla e varfërisë së përgjithshme është 29.9 për qind, derisa varfëria ekstreme 10.2 për qind.
Varfëria ekstreme, sipas Bankës Botërore, përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, derisa varfëria e përgjithshme nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë. /lajmi.net