Kosova në vazon D, ja kundërshtarët
Janë mësuar kundërshtarët e mundshëm të Kosovës U19 në rundin Elitë të Kampionatit Evropian “Finlanda 2018”.
Sport
Për shortin e fazës së ardhshme, janë krijuar katër vazo në bazë të koeficientit në ranglistat zyrtare.
Shtetet me koeficientin më të lartë janë në vazon A, të tjerat në B, e kështu me radhë.
Kosova është në vazon D, të fundit, bashkë me Serbinë, Poloninë, Bullgarinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, Letoninë dhe Skocinë.
Shorti do të hedhet më 6 dhjetor në Nyon.
Kosova kishte arritur të kalojë në debutim fazën e parë pasi kishte dalë e dyta në Grupin 6, duke lënë jashtë Izraelin dhe Lituaninë.