Kosova në UNESCO, ndikimi i Serbisë i pamundur (Video)

Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka shpërfaqur qëndrimin refuzues të Serbisë për ta respektuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Lajme

24/08/2015 21:32

Por pavarësisht përpjekjeve të shtetit serb për ta parandaluar një anëtarësim të tillë, pala vendëse nuk e ka ndërmend ta ndërpres dialogun.

Kështu ka thënë ministrja për Dialog Edita Tahiri në një intervistë për Tribuna Channel duke garantuar se Kosova është respektuese e të gjitha marrëveshjeve që ka arritur me Serbinë.

Por Serbia nuk po bënë një gjë të tillë, ngase ajo së fundi ka shkelur pikën e 14 të marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi e arritur në muajin prill të vitit 2013.

Në këtë pikë thuhet se njëra palë nuk do të bllokojë, apo inkurajojë të bllokojë të tjerë të bllokojnë progresin e palës tjetër në rrugën përkatëse drejt Bashkimit Evropian, raporton Tribuna Channel.

Deklaratat e krerëve më të lartë të shtetit të Serbisë për pengimin e Kosova UNESCO nuk kanë të ndalur.

Sipas tyre Kosova nuk mund të jetë në këtë organizatë dhe se kishat në Kosovë janë pjesë e Serbisë.

YouTube player