Kosova në FIBA, ‘kallen’ serbët (Foto)

Lajmi për pranimin e Kosovës në FIBA ka dridhur Serbinë. Portali Telegraf.rs e ka quajtur si skandal pranimin e FBK-së në Federatën Ndërkombëtare të Baskerbollit.

Sport

13/03/2015 22:45

FIBA ka pranuar Kosovën si anëtaren e saj të 215-të.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetet Ekzekutiv si rezultat i pranimit të komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik ndërkombëtarë në dhjetor të vitit 2014. Por, lajmi e ka dridhur Serbinë.

Portali Telegraf.rs e ka quajtur si skandal pranimin e FBK-së në FIBA. “SKANDAL: Kosova pranohet në FIBA”, shkruan Telegraf.rs. “Skandali i madh u zhvillua në Gjenevë! Kosova u bë anëtare e FIBA në takimin e kësaj organizate! Shtëpia Botërore e basketbollit në një numër rastesh refuzuar kërkesën e udhëheqësve të Kosovës për anëtarësim, por këtë herë u nënshtruan”.